Presidenti Meta, në komunikimin e përjavshëm me mediat, u pyet nga gazetarja e Fax News Rovena Cerka, se cili do të jetë aksioni që do të ndërmarrë për të ndaluar miratimin e ligjit të presidentit, të cilin mazhoranca e ka depozituar në Kuvend.
Meta kujtoi tubimin e 2 Marsit, dhe paralajmëroi qeverinë se zgjedhjet e Prillit do të jenë një referendum. Presidenti tha se qeveria nuk duhet të përkrahë oligarkët, por të vendoset në funksion të popullit. Fjalimin, presidenti e mbylli me fjalët: “Vendosja e rendit kushtetutës është i domosdoshëm, mbi atë është vetëm populli”.
“Tani nuk ka mbi kushtetutën asgjë, mbi atë është vetëm populli, populli i 2 marsit aty është vetëm se është shumëfishuar, të merren me pandeminë me hallet e popullit. Sepse do të zhgënjehen, nuk do të ketë vazhdimësi më 25 prill do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të shtypur këtë qeveri. Vetëm e vetëm të fryhen si shushunja disa individë, vendosja e rendit kushtetues është i domosdoshmëri, mbi atë është vetëm populli”, tha Meta.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
