Skip to content

Sekuestrohen 294 mijë euro në Portin e Durrësit, ishin fshehur brenda kamionit

Policia Kufitare dhe Dogana e Portit në Durrës kanë sekuestruar këtë të premte rreth 294 mijë euro.

Sasia e parave ishte e vendosur në dy kamione transporti mjetesh Shqipëri-Itali. Në një prej kamioneve ishin fshehur 282 mijë euro, kurse tek tjeri mbi 11 mijë euro në një çantë personale.

Uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e mjeti, ndërsa është proceduar penalisht 1 tjetër. Po ashtu, është shpallur në kërkim pronari i firmës, 36-vjeçari E.J., i cili merrej me transportin e mjeteve.