Skip to content

“Mbyti foshnjen me duart e saj”, flasin fqinjët e 42-vjeçares: E njohim si një vajzë të mirë!

 

Gjykata e Korçës ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Irena Kostaki Zeria, gruaja që mbyti foshnjën e saj 9-muajshe me duar, duke e rikthyer në banesë.

Vendimi është ndryshuar pasi avokati mbrojtës ka paraqitur para gjykatës kartelën klinike të të akuzuarës nga e cila ka rezultuar se ajo është diagnostikuar me çrregullim bipolar psikotik.

Ndërkohë sipas banoreve gjendja e Irenës është e rënduar pasi janë takuar me këtë të fundit në momentin që ka ardhur në banesë.

Gjatë një prononcimi për Fax News njëra nga fqinjet shprehet se ato e njohin si një grua shumë të mirë.

“Si nuk e njohim ne këtu e kemi. Ka qenë shumë mirë dhe është. Por atë e ka ajo, sepse është e sëmurë. Kurohet nga shëneti mendor. Ka qenë shumë e mirë. I ka shumë mirë fëmijët e saj.”- tha fqinja.

Irene Kostaki banuese në fshatin Miras, Devoll, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

/faxweb