Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me banorët e njësisë 1, të cilëve i tregoi një bisedë me të birin në lidhje me patriotizmin. Kryemadhi tregon se djali i dha një mësim të mirë pasi i tha se ‘patriot është ai burrë ose ajo grua që mbron popullin e vet përballë qeverive të saj’.
“Një ditë tek diskutoja me djalin tim për fjalën heronj, patriot në kuadrin e të gjithë debateve të kohëve të fundit. Për brezin e ri, historia e Shqipërisë ka filluar të tjetërsohet sepse një nkombi po i shkatërrove historinë, e ke shkatërruar në themele. Dëgjoja shumë të rinj për debatet mbi Vojo Kushin, Vasil Lacin e shumë të tjerë që i kanë lënë tangent të rinjve tonë pavarësisht se brezi ynë është rritur me historinë e luftës antifashiste nacionalçlirimtare, me historinë e prindërve tanë që kanë ndërtuar Shqipërinë. Djalit i thashë, “patriot do të thotë të duash vendin tënd, të duash flamurin tënd”. Jo më tha. “Unë e shikoj atdhedashuri këtë. Patriot është ai burrë ose ajo grua që mbron popullin e vet përballë qeverive të saj”, më tha djali im që më dha mësim të mirë për patriotizmin”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI foli edhe për zgjedhjet në parti duke thënë se do të realizohen më 21 Nëntor në zyra elektorale dhe me anë të votimit online për të shkuar më pas në Konventën Kombëtare më 5 Dhjetor.
“Më 21 Nëntor kemi zgjedhjet në parti, të cilat dhe për shkak të pandemisë do jenë dhe në zyrat tona elektorale, por dhe nëpërmjet votimit online që shumë shpejt do ti shpërndahet të gjithë anëtarëve të partisë aplikacioni dhe me 5 Dhjetor do të shkojmë në Konventën tonë Kombëtare ku do të kemi të qartë dhe të hapur pikat tona kryesore të programit, të cilat me të gjitha diskutimet, jo vetëm në pjesën intelektuale të re në partinë tonë por edhe me shumë intelektualë që vijnë nga PS në partinë tonë. Kemi program shumë të mirë ekonomik dhe për të gjithë sistemin tonë arsimor që nuk është kosto shumë e madhe”, u shpreh Monika Kryemadhi.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
