Detaje të reja janë zbuluar për shoqërimin e ish deputetit të PS, Kastriot Islamit për në komisariat pasi nuk kishte vënë maskë mbrojtëse. Efektivët e ndaluan pikërisht pranë digës së Liqenit ku ishte i veshur sportiv për të bërë vrap të lehtë, ndaj nuk e kishte marrë maskën me vete.
Kur ushtrohet aktivitet fizik, nuk është e detyrushme mbajtja e maskës, ndaj ish deputeti nuk e kishte vendosur dhe mjetin e identifikimit nuk e kishte marrë me vete pasi do të bënte vrap.
Kjo është hera e parë që një figurë e politikës shoqërohet në komisariat për këtë rregull të vendosur së fundmi nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Pasi konfirmuan identitetin e tij dhe i vendosën masën ndëshkuese, mësohet se e lanë të lirë. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
