Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta pasi u infektua me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku Erjon Veliaj në një postim në Facebook.
Postimi
Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë!
