Skip to content

VIDEO/ Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti ‘fluturon në ajër’ motorin e fast food, transportohet me urgjencë në spital i dëmtuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Rinia në qytetin e Elbasanit, ku një automjet ka përplasur motorin e një ‘fast food-i’. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur motoristi, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Burime bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.

/faxweb