Skip to content

Boris Johnson duhet të izolohet, pati kontakt me një person të infektuar me Covid-19 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, duhet të izolohet, për shkak se ka patur kontakt me një person të infektuar me Covid-19.

Kryeministrit i ka ardhur njoftimi nga programi i identifikimit dhe gjurmimit të Covid-19 në NHS (Shërbimi Kombëtar Shëndetësor), njofton Downing Street.

Rregullat në Britani, diktojnë se personat që bien në kontakt me të infektuarit me Covid-19, duhet të vetë-izolohen. Johnson do të duhet të punojë nga shtëpia.

Kujtojmë se Boris Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus në prill, madje gjendja e tij u përkeqësua dhe mori trajtim në spital, në repartin e terapisë intensive.

/TPZ.al/