Skip to content

“Çmendet” 29-vjeçari, nuk përmbahet dhe rreh gruan me kunatin. Policia jep detajet e para

 

Një 29-vjecar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pas një sherri në familje. Ai akuzohet për dhunë në familje pasi rrahu bashkëshorten dhe kunatin e tij ndërsa mbeten të paqarta arsyet e konfliktit.

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe një 36-vjecar pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi në rrugën nacionale Risili-Llakatundë.

Njoftimi i plotë: Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe ndaj kunatit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasi  R. B., 36 vjeç, banues në Shushicë, Vlorë pasi në rrugën nacionale Risili-LLakatundë, është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.