Skip to content

Rama s’e ndal serinë e mashtrimeve, si e censuroi intervistën e ish-luftëtarit të UÇK në Fax News: Hoqi pjesën ku Basha dilte ‘qelibar’

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar sot një material në ERTV, ku ka vijuar sulmet politike në drejtim të kreut të PD-së Lulzim Basha, lidhur me maskrën e Krushës, për të cilën media të ndryshme kanë akuzuar kreun e opozitës se ka fshehur një video, të dorëzuar nga një prej dëshmitarëve kyç.

Mes materialit që ka transmetuar ERTV është dhe një pjesë e intervistës që ka dhënë ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj dhënë për televizionin Fax News. Ajo që bie në sy është se qellimisht ose jo gazetari i i ERTV ka censuruar pjesën më domethënëse të intervistes, ku sqarohet dhe roli konkret i Lulzim Bashës, i cili në fakt sipas Goxhajt, nuk kishte mundësi që të ndërhynte në asnjë dosje hetimore për luftën e UÇK-së.

Siç mund ta ndiqni dhe në videon e mëposhtme, e cila është zbardhur dhe nga Faxweb.al, ERTV ka hequr pjesën ku Goxhaj e thotë shprehimisht që Lulzim Basha nuk ka qenë fare përkthyes gjatë hetimeve për krimet e luftës, dhe këtë pozicion e ka mbajtur Artan Grubi, i cili tashmë është në rolin e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë.

“Të dy këta persona kanë qenë përkthyes në kuadër të UMNIK-ut, në fillim pranë zyrës së Hagës, dhe më pas kanë kaluar në funksione të tjera po të rolit përkthyes ose këshilltar juridik….(Pjesa e shkëputur në videon e publikuar nga Rama) I vetmi shqiptar që ka pasur fuqinë juridike në dosje, ka qenë Argita Berisha”, është pjesa e shkëputur nga intervista e Goxhajt.

DEKLARATA E PLOTË, QË U CENSURUA

” Të dy këta persona kanë qenë përkthyes në kuadër të UMNIK-ut, në fillim pranë zyrës së Hagës, dhe më pas kanë kaluar në funksione të tjera po të rolit përkthyes ose këshilltar juridik. Në dosje rezulton vetëm emri i Artan Grubit, i cili ka shoqëruar grupin e 12 ekspertëve, për të bërë hetime në republikën e Shqipërisë, i cili sot është zv.kryeministër i Maqedonisë. Këta duke qenë se janë përkthyes janë marrë me përkthimin e dosjeve të tjera.

Roli i përkthyesit nuk ka përpilim të dosjes, nuk ka mbledhje të fakteve, i vetmi shqiptar ka fuqi në përpilimin e dosjeve është Argita Berisha. Që ka pasur fuqinë të heq apo të vendosë pjesë ligjore të dosjes. Përkthyesit Lulzim Basha dhe Artan Grubi nuk kanë pasur mundësi që të ndërhyjnë në dosje. Ka një nonsens në këtë që thuhet pasi masakra është kryer nga serbët, dhe përkthyesi do të duhet që të dijë serbisht”.

Faxnews nuk merr përsipër të tregojë sa të vërteta janë faktet e paraqitura nga zoti Goxhaj, por vendos ti qëndrojë korrekt deklaratës së tij të plotë, e cila në mënyrë të çuditshme është shkëputur nga konteksti në materialin e ERTV.

(E.K/FAXWEB.AL)

/faxweb