Skip to content

Basha ngre alarmin: Mbi 60 shqiptarë vdiqën në një javë, Rama defrehet në Instagram

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në një javë 60 persona kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ lideri demokrat thekson se kryeministri Edi Rama është i pandjeshëm për situatën dhe dëfrehet duke bërë meme në instagramin e tij.

Basha në Twitter: 60 shqiptarë vdiqën në një javë, Rama defrehet në Instagram

Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!

/faxweb