Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në afërsi të markatës së qytetit. Në aksident janë përfshirë një automjet tip Smat dhe një tjetër tip BMW.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.
E plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.