I ftuar në emision, mjeku reanimator Krenar Lilaj foli për situatën e pandemisë në vend, ku u shpreh sesituata aktuale është tepër serioze. Mjeku parashikon se nëse rritja e rasteve të reja është me këto ritme, ashprsimi i masave është i paevitushëm.
‘Aktualisht situate është serioze. Mund të flas për spitalet Covid-1 dhe Covid-3. Kemi 10 pacientë në intubim dhe kemi 14 pacientë të tjerë që kanë një farë trajtimi me respirator.
Nëse vazhdohet me këto ritme do na duhet të ashpërsohen masat. Unë e kuptoj që jemi një vend i varfër dhe na duhet të punojmë, por fillimisht duhet të jetojmë”- tha Lilaj.
/faxweb
