Skip to content

Digjet në mesnatë “Audi” i 23-vjeçares vlonjate, policia jep detajet e para

Ilustruese

Një automjet tip “Audi” në pronësi të një 23-vjeçareje është djegur pas mesnatës në qytetin e Vlorës. Për pasojë, makina është djegur plotësisht ndërsa mbetet e paqartë se si u shkaktua zjarri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të shkrumbimit të mjetit.

Informacion paraprak: Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb