Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është infektuar me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtypin, ndërkohë që mësohet se pas karantinimit ka bërë sërish tamponin dhe ka rezultuar negativ.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, siç raportojnë të njëjtat burime.
Ai ka dhënë edhe një mesazh politik për të gjithë qytetarët, duke e vënë theksin tek respektimi i masave anti-covid për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve.
