Skip to content

“Infektimet më të ulëta se rajoni”/ Manastirliu: 20% e kapaciteteve spitalore ende të lira

Në javën e 46 të pandemisë së koronavirusit pavarësisht shifrave të larta autoritetet shëndetësore sigurojnë se kanë situatën nën kontroll. Madje ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se infektimet janë më të ulëta se në rajon.

 

“Përsa u përket fataliteteve, aktualisht kemi 646 humbje jete që i korrespodojnë 22.7 fatalitete për 100 mijë banorë. Mortaliteti deri më sot mbetet më i ulët sesa mesatarja e vendeve të rajonit për 100 mijë banorë.”

 

Sa i përket kapaciteteve spitalore COVID , deri më tani 20% e tyre janë të lira, ndërsa struktura COVID 4 është gati.

 

“Situata në spitale në tre strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, aktualisht kemi të zëna 420 shtretër, rreth 15-20% e shtretërve janë të lirë. Ndërsa COVID 4 është gati.”

 

Manastirliu thekson se skema e rimburisimit të pacientëve do të ndihmojë çdo familje apo pacient.

 

“Është një paketë që synon të mbështesë ato familje apo individë që diagnostikohen me COVID-19. Është një paketë universale, përfitojnë të gjthë qytetarët, edhe nëse janë apo jo të siguruar.”

 

Dy javët e fundit shifrat e të infektuarve ditorë janë rritur ndjeshëm ndërsa është rënduar bilanci i viktimave.