61-vjeçari Llesh Deda, i cili ndodhej në spital prej disa ditësh pasi u godit nga bashkëshortja, ka humbur jetën.
Zënka e cila degradoi në përdorimin e dhunës, nisi për shkak të konsumit të alkoolit nga ana e 61-vjeçarit.
Bashkëshortja e tij Drane Deda 58-vjeç, në sherr e sipër e goditi me sqepar në kokë, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Çifti në fjalë kishte sëbashku 10 fëmijë.
Ditën e sotme bëhet me dije se 61-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.