Skip to content

Nobelisti turk Sancar, ndihmë për foshnjën Hatixhe që i humbi prindërit në sulmin armen

Shkencëtari turk fitues i Çmimit Nobel i cili jeton në SHBA, Aziz Sancar, siguroi ndihmë financiare për arsimimin e Hatixhe Shanezerova, e cila i humbi prindërit në sulmin armen me raketa balistike ndaj qyteti Ganja.

Sipas lajmit të Agjencisë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit (AZERTAC), Sancar është ndikuar nga lajmet lidhur me raketat e hedhura nga Armenia në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, duke propozuar se do të ishte e dobishme që të krijohen fonde për arsimimin e fëmijëve që janë viktimë lufte.

Në lajm më tej bëhet e ditur se Sancar ka dhënë donacion në llogarinë e hapur për arsimimin e 3-vjeçares Hatixhe, e cila nënën dhe babain e kishte humbur në sulmin me raketë të Armenisë në qytetin Ganja më 17 tetor.

Përderisa vazhdonin përleshjet në Malësinë e Karabakut, Armenia sulmoi qytetin Ganja dy herë me raketa, ndërsa nga këto sulme humbën jetën 26 civilë.

Hatixhe-ja në sulmin e 17 tetorit ishte shpëtuar nga rrënojat, ndërsa nëna, babai dhe motra e saj njëvjejçe-e-gjysmë kishin humbur jetën.

AA