Skip to content

Kreu i Komunës së Mitrovicës shfaqet në krah të Bashës: Akuzat ndaj tij janë shpifje të ulëta

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pritur ditën e sotme një delegacion nga Kosova të Komunës së Mitrovicës të kryesuar nga kryetari Agim Bahtiri.

Përveç Bahtirit, të pranishëm në këtë takim ishin edhe Halit Barani, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive te Njeriut dhe Besnik Beka, Drejtor për Planifikim Urban në komuna e Mitrovicës.

Pas takimit, Basha dhe Bahtiri kanë mbajtur nga një fjalë për gazetarët e pranishëm, ku nuk u lanë pa përmendur as debatet e fundit për luftën e Kosovës.

‘Kënaqësi të mikëprisja kryetarin e Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri’, tha Basha.

Ndërkaq Bahtiri duke folur për akuzat ndaj Bashës të bëra nga Edi Rama dhe shpura e tij, tha se janë ‘shpifjet më të ulëta me qëllime politike nuk e prekin Bashën’.

‘Domosdoshmëri për një përgjigje të unifikuar të shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri për çështje të interesit kombëtar. U bëj apel të gjithë politikanëve në të dy anët e kufirit të bashkohemi si një trup. Basha nip i Kosovës dhe kontributor i madh në pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Kosova në një situatë të vështirë’, tha Bahtiri.

/faxweb