Skip to content

Japonia premton një donacion prej 720 milionë dollarë për Afganistanin

Në Konferencën Ndërkombëtare për Afganistanin 2020 të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës, Japonia premtoi një donacion prej 720 milionë dollarësh si ndihmë për zhvillimin e Afganistanit për periudhën 2021-2024.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Motegi Toshimitsu dha deklarata rreth Konferencës Ndërkombëtare për Afganistanin 2020, që filloi dje në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë nën organizimin e OKB-së, Afganistanit dhe Finlandës.

Motegi tha se vendi i tij është zotuar për një ndihmë prej 720 milionë dollarësh për rindërtimin e Afganistanit në periudhën 2021-2024.

Ai duke rikujtuar edhe bisedimet për armëpushim të përhershëm mes qeverisë afgane dhe talebanëve tha se “Ne bëjmë thirrje për armëpushim urgjent dhe gjithëpërfshirës për të gjitha palët për të çuar përpara bisedimet. Ne besojmë shumë se bisedimet do të rezultojnë me paqe të qëndrueshme”.