Skip to content

Atentati ndaj të fortit të Elbasanit, si e fshehu Policia plagosjen e tij, u nis me urgjencë drejt Traumës

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan ditën e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu” pranë stadiumit Elbasan Arena. Policia e Elbasanit në komunikatën zyrtare bëri me dije se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti.

Sipas policisë, drejtuesi i saj e braktisi makinën fill pas të shtënave, ndërsa sipas tyre nuk kishin njoftim për persona plagosur nga spitali i Elbasanit. Por burime për Fax News bëjnë me dije se shënjestra e atentatit ka qënë Ervis Çausholli, i njohur me nofkën “Korcari” një emër i skeduar nga policia  e Elbasanit, i cili mbeti i plagosur.

Burime nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se Çausholli është dërguar në spitalun e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërkohë që bëhet e pakuptimtë tentativa e Policisë për të fshehur ngjarjen.

Policia ka shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan, të cilët kanë qenë aty kur u qëllua me pistoletë ndaj një makine në lëvizje. Bëhet fjalë për mjetin tip mazda ngjyrë të zezë me targa AA 305 SP, i cili u hoq në vendngjarje nga policia. Në pamje të parë nuk duken plumbat që autorët kanë përdorur.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati kalimtarë të lënduar, pasi të shtënat ndodhen  në rrugën qendrore ku kalojnë shumë qytetarë dhe makina. Policia ka shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan, të cilët kanë qenë aty kur u qëllua me pistoletë ndaj një makine në lëvizje.

Ndërkohë Ervis  Çausholli rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.Ai u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Ngjarja ndodhi në mes të qytetit të Elbasanit dhe u kap nga disa kamera sigurie. Më pas, personi i dhunuar shkoi në polici për të bërë denoncimin. Pas denoncimit, ai deklaroi për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushollit për ta tërhequr. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb