Skip to content

Ndërron jetë në Sanatorium ish-ushtaraku i lartë, nuk e fitoi dot betejën me Covid-19 (Emri+Foto)

Ka humbur jetën në Spitalin Shefqet Ndroqi nga Covidi, ish-ushtaraku Petrit Myftiu.

Myftiu ka qenë një nga eksponentët kryesor të Flotës Luftarake Detare Shqiptare. Ai e filloi karrierën si kapiten nëndetëseje në moshën 23 vjeçare, duke vijuar më pas si Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse në Vlorë.

Me pas Myftiu ka kaluar ne Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bishtpalle.

Ne përfundim te karrierës së tij, ai ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë, me qendër në Durrës.

/faxweb