Skip to content

Kujtim Gjuzi i drejtohet Ruçit: Shkele aktin normativ, jemi 120 deputetë në sallë! (Nxjerr kasetën për drejtorin e spitalit)

Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që seanca e Kuvendit të mos mbahet fizikisht, pasi sipas tij në këtë mënyrë shkelet akti normativ i qeverisë, që ndalon grumbullimin e 10 apo më shumë personave.

“Nuk keni zbatuar aktin normativ. Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, ne jemi 120, unë do desha një shpejgim në lidhje me këtë. Ju sjell në vëmendje se këtu kam një kasetë të drejtorit të spitalit Krujë, që iu kërkon mjekëve t’i cojnë pacientët.

Do ia vë ministres sot në dispozicion këtë kasetë, se çfarë thotë drejtoresha atje. Zoti kryetar u sjellë në vëmendje se mjeku Leonard Spaho është larguar nga spitali i Krujës, pse duhet të ndodhë kjo. Nuk mund të rrija pa e sjellë këtë si shqetësim i deputetit të zonës së Krujës”, tha Gjuzi.

Ndërkohë që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se akti normativ e përjashton Kuvendit, dhe seanca është caktuar pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve.

“Në përgjigje thuhet se në aktin e nxjerrë nuk është përfshirë Kuvendi. Ai duhet të vazhdojë punën me tre kërkesa, distanca, maska dhe të ulin kohën e qëndrimit në sallë në kohën e seancave plenare. Jemi konform brenda rregullave të komitetit të ekspertëve”, u shpreh Ruçi.

/faxweb