Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini, i cili prej 9 muajsh ndodhet në vijën e zjarrit të përballjes me Covid 19 është infektuar me koronavirus. Gjatë një interviste televizive, mjeku tha se është në ditët e fundit të rikuperimit, ndërsa shprehet se virusin mendon se e ka marrë nga një burim i jashtëm dhe jo në ambientet spitalore.
“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm”, tha ai.
Mjeku më tej thotë se virusin e kaloi në një formë të lehtë, me temperaturë dhe pak dhimbje muskolare.
“Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”, tha ai.
/faxweb
