Foto ilustruese
Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Ruranës, për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij i është gjetur një sasi kokaine, një peshore elektronike dhe një aparat celular. Dyshimet janë se shtetasi E.SH (P), 33-vjeç të ketë qenë një shitës i drogërave në doza të vogla.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh.(P)., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike dhe 1 aparat celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
/faxweb
