Skip to content

Palestina eksporton vaj ulliri në vendet arabe

Palestina ka filluar eksportimin e vajit të ullirit në disa vende arabe.

“Mbi 24 tonë vaj ulliri u eksportuan në një numër vendesh arabe për herë të parë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adham al-Basyouni, në një deklaratë.

Al-Basyouni shtoi se strategjia e ministrisë është të rrisë kapacitetin e prodhimit të fermerëve palestinezë dhe të eksportojë vaj ulliri pasi të ketë arritur vetë-mjaftueshmërinë në prodhim.

Duke folur për AA, biznesmeni palestinez Hamdi al-Jerjawi tha se “990 kanaçe vaji ulliri (15 tonë) u eksportuan në Arabinë Saudite dhe 600 kanaçe vaji ulliri (9 tonë) u eksportuan në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

“Ky eksport ndihmon fermerët të kompensojnë disa nga humbjet e tyre dhe kontribuon në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës”, shtoi Al-Jerjawi.

Sipas shifrave të Ministrisë së Bujqësisë, Palestina prodhoi 14 mijë tonë vaj ulliri, duke përfshirë 4 mijë tonë në Rripin e Gazës, këtë vit.

AA