Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu është bashkuar urimeve për 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një mesazh urimi të shpërndarë në “Twitter” kryediplomatja shprehet: “Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”
