Një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit ka humbur betejën me Covid 19.
“News 24” raporton se Inspektor Banush Ferhati, 57 vjeç mëngjesin e kësaj të diele ndërroi jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar në mesjavë.
Ferhati ishte baba i tre fëmijëve dhe kishte 23 vite punë në polici.
