Skip to content

EMRI/ Ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë nga koronavirusi efektivi i policisë

Një efektiv policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

Burime zyrtare konfirmuan se Inspektor Banush Ferhati, 57 vjeç mëngjesin e kësaj të diele ndërroi jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar në mesjavë.

Ferhati ishte baba i tre fëmijëve dhe kishte 23 vite punë në polici.

/faxweb