Skip to content

Pasi rrahu vazhdimisht bashkëshorten, merr thikën dhe…

Një 43-vjecar është arrestuar në Vlorë pasi ushtroi dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Përvec kësaj, kanosi me thikë gruan, gjë që i kushtoi rëndë pasi do të paraqitet para gjykatës për këto vepra penale.

Njoftimi i policisë: Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes vihet në pranga 43-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 28.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.