Skip to content

Hyri në det për të gjuajtur oktapodë me pushkë, kush është 32-vjeçari i zhdukur

 

Silvi Prifti është peshkatari 32 vjecar që është zhdukur në Durrës pasi hyri me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti. Familjarët u alarmuan pasi nuk u kthye më në shtëpi dhe kur shkuan në zonën e njohur si Currila gjetën rrobat e tij.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë dhe kanë nisur kërkimet me polumbarët dhe forcat detare në thellësi, por ende nuk ka asnjë shenjë rreth 32 vjecarit.

Edhe grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.