Shefi i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj ka folur në lidhje me radhën e autoambulancave që qëndrojnë jashtë spitaleve Covid dhe spekulimeve se janë ezauruar shtretërit. Në një video ku doli edhe në terren për të treguar si funksionon puna e Urjgencës, Brataj sqaroi se autoambulancat përballojnë deri në 20 orë oksigjen për pacientët e infektuar.
Brataj shtoi se radha krijohet edhe nga lirimi i shtretërve nga pacientët që janë shëruar dhe do të lënë spitalet për tu kthyer në shtëpi, ndaj sipas tij gjithçka është normale pasi jemi në pandemi.
Skënder Brataj: Ne flasim për pandemi. Deri tani janë të ezauruar disa nga skenarët. Më kujtohet shumë mirë cfarë ambulancash kam gjetur, por sidomos sistemi që s’ka qenë asnjëherë në Shqipëri dhe pajisjet e tjera të domosdoshme. Sot këto autoambulanca janë spitale që udhëtojnë. Në autoambulanca kanë nga 2 bombula që kanë deri në 20 orë oksigjen. Normale që kur vijnë tek Covidi dhe mund të krijohet një radhë dhe shumë pacientë që do kthehen në shtëpi.
