Skip to content

Biden “vetëmbytet” nga gratë: komunikimi, i gjithi në dorën e tyre

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden i besoi udhëheqjen e ekipit të komunikimit të grave stafit kryesor të fushatës dhe caktoi ish-zëdhënësen e Barak Obamës, Jen Psaki si përfaqësuese të medias në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa zëdhënësen e fushatës Kate Bedingfield si drejtoreshë komunikimi.

Jen Psaki, 41 vjeçe, mbajti disa pozicione, përfshirë drejtoren e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë gjatë administrimit të Barack Obama dhe Joe Biden.

Symone Sanders, këshilltare e lartë në fushatën Biden-Harris, do të jetë zëdhënësja e zv.presidentes së zgjedhur Kamala Harris, ndërsa ish-zëdhënësja e medias gjatë mandatit të Biden-it si ish-zv.president, Elizabeth Alexander, do të jetë drejtoresha e komunikimit për Zonjën e Parë Jill Biden.

“Unë jam krenar të njoftoj sot se ekipi i parë i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë përbëhet vetëm nga gra. Këta komunikues të kualifikuara dhe me përvojë sjellin perspektiva të ndryshme në punën e tyre dhe punojnë së bashku për të ndërtuar më mirë këtë vend,” tha Biden.

Kjo është hera e parë në histori që rolet kryesore të komunikimit u janë besuar vetëm grave.

Këshilltaret e vjetra të fushatës, Karina Jean Pierre dhe Ashley Etienne gjithashtu do të marrin pozicione të larta në ekipin e komunikimit.

Psaki shkroi në Twitter se ekipi i komunikimit është “ekipi më i larmishëm në histori, duke përfshirë gjashtë nëna të fëmijëve të vegjël”.

Kishte disa gra në ekipin e komunikimit të Donald Trump, përfshirë zëdhënësen e mediave Kayleigh McEnany dhe drejtoreshën e komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë, Alyssa Farah.