Autori i skulpturës së Skënderbeut, Sinan Aliaj, ka folur lidhur me veprën e tij të heroit kombëtar të Shqipërisë, për të cilën u kritikua nga shumë përdorues të rrjeteve sociale. I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se ishte i kënaqur me punën e bërë.

Më tej, ai shtoi se për të krijuar punën, nuk ishte bazuar tek Marin Barleti, madje as tek Kadareja por tek kronikat turke të kohës.

Si ndjeheni?- e pyeti Eni Vasili.

‘Unë për vete jam i kënaqur me atë që kam realizuar’- tha Aliaj.

Ku jeni bazuar? Në çfarë studimesh historike…- e pyeti Eni Vasili.

‘Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek perandoria otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua’- tha Aliaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re