Skip to content

Tjetër goditje për Iranin: i ekzekutohet një “kokë” e Gardës Revolucionare

Një oficer i lartë i Korpusit elitar të Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë në një sulm ajror të kryer në zonën kufitare Irak-Siri në territorin sirian, thanë të hënën forcat irakiane të sigurisë dhe zyrtarë të fraksioneve lokale paramilitare.

Identiteti i oficerit të vrarë iranian, i cili dyshohet se u vra së bashku me tre shokë të tjerë të tij, nuk është konfirmuar, raporton Reuters.

Kishte armë në automjetin me të cilin udhëtonte oficeri i lartë iranian dhe sulmi u krye midis të shtunës dhe të dielës, menjëherë pasi makina e tyre kaloi nga Iraku në territorin e Sirisë.

Asnjë informacion mbi autorët e sulmit

Njësitë paramilitare irakiane të mbështetura nga Iraku ndihmuan në gjetjen e trupave të viktimave, u konfirmua nga dy burime, por pa informacione të tjera më të hollësishme për motin dhe autorët e mundshëm të sulmit.

Likuidimi u krye pas vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh pranë Teheranit.

Autoritetet iraniane fajësuan Izraelin për sulmin, i cili në të njëjtën kohë filloi sulmet ajrore në objektiva të shumtë iranianë dhe sirianë në territorin e Sirisë.