Një gjykatë në Dubai ka dënuar ministrin aktual të Punës së Arabisë Saudite, Ahmed Al-Rajhi, si dhe katër vëllezërit e tij për mashtrim në një rast të ngritur nga biznesmeni palestinezo-kanadez Omar Ayesh.

Ministri saudit Al-Rajhi dhe vëllezërit e tij u akuzuan për konfiskimin e pronave dhe pasurive të kompanisë “Tameer Holding Investment”, duke përfshirë aksionet e themeluesit të saj, Ayesh.

Siç ka bërë të ditur Al-Jazeera, vendimi u dha më 25 nëntor dhe gjykata urdhëroi ministrin saudit dhe vëllezërit e tij t’i paguanin kompensim biznesmenit palestinez prej rreth 1,7 miliardë dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe (462,8 milionë dollarë) si dhe interesit prej 9 për qind në vit nga shuma e gjobës duke filluar nga 12 mars 2017 deri në përfundimin e pagesës.

Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare nga EBA apo nga Al-Rajhi.

Ndërkohë, Arabic Post citon Omar Ayesh-in të ketë thënë se “vendimi është historik për tregun e pasurive të patundshme në EBA pasi gjykata e Dubait urdhëroi ministrin saudit Ahmed Al-Rajhi të paguante pothuajse 2 miliardë dirhemë”.

“Megjithëse vendimi erdhi në një vlerë shumë më të ulët sesa prisja, ai përfaqëson një fitore të madhe për drejtësinë përballë korrupsionit dhe padrejtësisë”, shtoi ai.

Fondacioni Ndërkombëtar i Drejtësisë me qendër në Washington, ngriti një proces gjyqësor kundër ministrit saudit në gjykatat amerikane, duke e akuzuar atë për “plaçkitje të Tameer Holding dhe sekuestrimin e aksioneve të themeluesit të saj së bashku me ato të qindra klientëve”.

Rasti i famshëm i kompanisë “Tameer Holding Investment” daton që nga viti 2008, kur Ayesh themeloi kompaninë dhe po përgatitej për një ofertë fillestare publike, ndërsa “Gulf International Bank” në atë kohë vlerësonte portofolin e kompanisë në 5 miliardë dollarë.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko