Policia e Shtetit ka gjobitur me 3.000 lekë secili 1552 persona që janë kapur duke lëvizur pa maskë gjatë katër ditëve të fundit.

Po ashtu, njoftohet se me 1 milion lekë është gjobitur një subjekt që nuk respektoi masat anti-Covid. Gjobë kanë marrë edhe 16 qytetarë që u kapën duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko