Qeveria do ta mbyllte në fundjavë vendin, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-9, por e ka anuluar urdhrin për të favorizuar blerjet “Black Friday” në qendrat tregtare.

Akuza është bërë nga nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, në një intervistë televizive. Ajo publikoi urdhrin e qeverisë që kufizonte lëvizjen e qytetarëve fundjavën e shkuar në kuadër të masave anti-Covid. Por sipas Shehajt, një gjë e tillë nuk u publikua për të favorizuar “Black Friday” dhe bizneset pranë qeverisë.

Urdhri i qeverisë që nuk u publikua: “Kemi vendosur të mbështesim Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe të marrim vendimin si më poshtë vijon:

Duke filluar nga dita e premte 27 nëntor, ora 22:00, do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve deri ditën e hënë 30 nëntor, ora 06:00.
Ndalohet të gjitha aktivitetet tregtare në të njëjtat data.
Baret dhe restorantet do të jenë të mbyllur nga e premtja ora 10 e mëngjesit deri të hënën”

“Ishte për tu bërë më 27 nëntor dhe për interesa të Black Friday me shokë nuk e kanë bërë. Se nëse ti më do mua dhe këtë popull e ke hallin e përhapjes atë që pamë ne, që dyndeshin njerëzit për festa…. Se kjo është, në rastet e festive e gjithë bota po i mbyll. Italia po thotë edhe mesha e Krishtlindjes online, ose të mos bëhet fare”, tha Shehaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re