Britania e Madhe këtë të mërkurë ka miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech për përdorim, duke bërë që javën e ardhshme të nisin edhe vaksinimet e para.
Britania e Madhe bëhet kështu vendi i parë perëndimor që licencon një vaksinë kundër Covid, duke hapur rrugën për imunizim masiv me vaksinën Pfizer / BioNTech për të filluar në ato më të rrezikuarit.
Vaksina është autorizuar për përdorim emergjent nga Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), përpara vendimeve nga SH.B.A. dhe Evropa. MHRA iu dha fuqia për të miratuar vaksinën nga qeveria sipas rregullave të veçanta përpara 1 Janarit, kur ajo do të bëhet plotësisht përgjegjëse për autorizimin e ilaçeve në MB pas Brexit.
Dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në ditët në vijim, tha kompania. Britania e Madhe ka blerë 40 milionë doza të vaksinës, e cila është provuar të ketë efikasitet 95% në provat e saj përfundimtare.
“Autorizimi i sotëm i përdorimit emergjent në Mbretërinë e Bashkuar shënon një moment historik në luftën kundër Covid-19. Ky autorizim është një qëllim për të cilin kemi punuar që kur kemi deklaruar për herë të parë se shkenca do të fitojë dhe ne e duartrokasim MHRA për aftësinë e tyre për të kryer një vlerësim të kujdesshëm dhe ndërmarrjen e veprimeve në kohë për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit të Britanisë së Madhe”, tha Albert Bourla, kryetari dhe drejtori ekzekutiv i Pfizer, i cili ka shtuar se është mirë që kjo emergjencë të vlerësohet nga të gjitha shtetet e tjera.
Megjithëse vaksina duhet të mbahet në -70C, kompanitë thonë se mund të ruhet deri në pesë ditë në një frigorifer që varion në 2-8 ° C. Grupet e para me përparësi për vaksinimin janë banorët e shtëpive të kujdesit, të cilët mund të mos jenë në gjendje për të ardhur në një qendër vaksinimi, së bashku me stafin që kujdeset për ta.
/faxweb
