Skip to content

Ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant, ékzekutohet nga një motor në lëvizje 47-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një shqiptar është ékzekutuar në një restorant në São Paulo të Brazilit.

Viktima është Ilir Zelka nga Tirana dhe sipas mediave vendase, ai ndodhej i ulur në një restorant në zonën e Jardins, kur u qéllua për vdékje nga një person ende i paidentifikuar.

Zelka mësohet se ishte akomoduar në një hotel të zonës, që prej 20 Nëntorit. Në momentin e vrasjes ai ndodhej i ulur në bar restorant Zurich, duke ngrënë mëngjes. Ngjarja e réndë ndodhi rreth orës 11:10, me orën lokale.

Dëshmitarë i thanë pólicisë se autori lëvizte me motor, ishte i veshur me një bluzë të kuqe dhe në kokë mbante kokore ngjyrë rozë. Ai u afrua dhe qélloi disa herë në drejtim të 47-vjeçarit, pa thënë asnjë fjalë dhe më pas u largua me shpejtësi.

/faxweb