Skip to content

Po ecte me makinë në mënyrë të rrezikshme, Policia ndalon shoferin në Tiranë, ai tenton ”të lajë duart” me 10 euro

cfare ndodhi mbreme ne tirane

Një 43-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë për shkak se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe ka tentuar që të korruptojë punonjësin e policisë që e kishte ndaluar me 10 euro.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të kontrolleve parandaluese policore, ndër të tjera, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe arrestuar një drejtues mjeti, për korrupsion aktiv. 

Në funksion të kontrolleve policore, në rrugën “Isuf Elezi” është ndaluar drejtuesi i një automjeti, pasi po udhëtonte në mënyrë të çrregullt. Nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi E. B. po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore një kartëmonedhe me prerje 10 euro, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e kryer.

Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 43 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb