Më në fund një lajm i mirë nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Andi Përmeti, i cili ka fituar betejën me Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla.
“Kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi betejën e COVID-19.”, tha ai. Kujtojmë se prej një periudhe të gjatë Përmeti vijoi kurimin për COVID në vendin tonë, ndërsa pas përkeqësimit serioz të situatës, ai u dërgua për trajtim të specializuar në Turqi. Fatmirësisht deputeti i ri fitoi betejën ndaj virusit vdekjeprurës.
/faxweb
