Një 32-vjeçar nga Durrësi, i cili u fut për të gjuajtur oktapodë me pushkë në det është gjetur i mbytur pas shtatë ditësh kërkime. Trupi i pajetë i tij është gjetur në det rreth orës 07:35 në lagjen nr.1.
Viktima, i identifikuar si Silvi Prifti u zhduk në Durrës, në zonën e njohur si “Currila” pasi kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk u kthye më në shtëpi.
Familjarët u alarmuan dhe njoftuan menjëherë policinë sepse gjetën rrobat e tij në afërsi të Currilave.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
