Vidhet e digjet automjeti i emigrantit të ardhur nga Anglia. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të së enjtes në qendër të fshatit Belorta, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Sipas policisë autorët fillimisht kanë hapur njërën nga dyert e automjetit me mjete të forta ku kanë marrë një mije euro, një pasaportë greke të pronarit të mjetit, si dhe një aparat celular.
Për të zhdukur gjurmët, sipas policisë, autorët e kanë mbushur mjetin me kashtë e më pas i kanë vënë flakën. Duke përfituar nga errësira ata larguar me shpejtësi nga vendngjarja. 26-vjeçari Denis Duro banor në fshatin Belorta kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.



