Skip to content

Vritet me armë zjarri efektivi i Policisë së Shtetit, trupi i tij gjendet… (Emri)

Një efektiv i Policisë së Shtetit (FNSH-së së Shkodrës) është ekzekutuar me armë dhe trupi është gjetur në fshatin Gajush të Lezhës.

Viktima quhet Xhulio Prela, 26-vjeç i cili është gjetur i pajetetë brenda makinës së tij, rreth orës 02;00 të mëngjesit të sotëm.

Nuk dihen autorët dhe as shkaqet që mund të kenë shtyrë të panjohurit të ekzekutojnë policin Prela. Policia ka nisur hetimin për konflikte të mundshme dhe po mbledh provat. Trupi i Xhulio Prelës është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.(E.K/Faxweb.al) 

/faxweb