Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare muzikanti shkodran Sokol Marku.
Prej një muaji, ai po luftonte në betejën për jetën, pasi ishte infektuar me Covid-19. Muzikanti i njohur ishte dërguar së fundmi në Turqi për mjekim të specializuar, por nuk arriti ta fitonte këtë betejë.
Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.
Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku, i cili shkruan: “𝘕𝘢𝘵𝘦̈𝘯 𝘦 𝘦𝘮𝘯𝘪𝘵 𝘵𝘢𝘯𝘥 𝘶 𝘯𝘥𝘢𝘷𝘦 𝘯𝘨𝘢 𝘬𝘫𝘰 𝘫𝘦𝘵𝘦̈, 𝘴𝘩𝘰𝘬 𝘦 𝘮𝘪𝘬 𝘪 𝘱𝘢𝘩𝘢𝘳𝘳𝘶𝘦𝘴𝘩𝘦̈𝘮 𝘚𝘰𝘬𝘰𝘭 𝘔𝘢𝘳𝘬𝘶.”
