Skip to content

Bruksel/ Protesta kundër racizmit dhe dhunës policore franceze

 

Në kryeqytetin e Belgjikës u mbajt sot një protestë kundër racizmit dhe dhunës policore.

Rreth 150 demonstrues që mbanin parulla kundër racizmit dhe dhunës policore u mblodhën para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel.

Protestuesit, të cilët theksuan dhunën në rritje të policisë në Belgjikë dhe Francë, kërkuan dorëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron.

Gjatë protestës autoritetet ndërmorrën masa të larta sigurie.