Skip to content

Lëkundje tërmeti në vend, ku ishte epiqendra

Një lëkundje me magnitude 4.1 të shkallës rihter është regjistruar këtë të diel në vendin tonë.

 

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra  ka qenë në detin Adriatik, afer Ishmit të Durrësit, ndërsa thellësia ishte 11 kilometër.

 

Nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz të lënduar.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës, Laç dhe Lezhë.