Skip to content

U qëllua me tri plumba/ Shoqërohen 15 persona pas ekzekutimit të 26-vjeçarit në Lezhë ( Zbardhen tri pistat ku po heton policia)

Xhulio Prela një efektiv i FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të të Shtunës në fshatin Gajush në autostradën Lezhë-Milot-Lezhë. Teksa policia mori njoftimin se ishte bërë aksident, pas këqyrjes së vendngjarjes dhe trupit të 26-vjeçarit, u konstatua se ishte vrarë nga pordorimi i armës së zjarrit. Fax Neës mëson se i riu është pë përpjekur të largohet pasi është qëlluar duke u larguar rreth 200 metra nga vendngjarja dhe përfunduar në një parcelë bashkë me mjetin e tij.

26-vjeçari kishte përfunduar studimet në Akademinë e Policisë ndërsa fillimisht e ka nisur karrierën e tij në Lezhë ku ka punuar rreth dy vite si efektiv i policisë së rendit. Më pas është transferuar tek Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Ai prej vitesh ishte zhvendosur dhe jetonte bashkë me familjen në Tiranë. Policia deri tani nuk ka asnjë provë që e implikon të ndjerin me personazhe problematik apo të ketë pasur precendet të mëparshëm penal.

I riu nga Puka i cili jetonte me familjen në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ka qenë duke lëvizur me makinën e tij tip “Volsvagen” në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të së Shtunës. Arma me të cilën është qëlluar është tip “TT” dhe është shkrepur plot tre herë. Njërin nga plumbat e ka marrë në gjoks duke i dëmtuar edhe njërën nga arteriet kryesore si rrjedhojë ka ndërruar jetë. Njëra nga predhat e tjera kapi xhamin e pasëm të makinës dhe tjetra targën e mjetit.

Xhuloi po kthehej nga Shkodra pasi kishte marrë një të njohur të tij në Rinas për ta dërguar në qytetin verior, ndërsa i ati ka deklaruar se djali i tij ka pasur presione kohët e fundit për çështje që ishin mbyllur me kohë.  Menjëherë pasi është kthyer ga Shkodra  gjatë rrugës Lezhe-Milot ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina po ia bënte me drita me një elektrik dore. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 3 ndërsa ka shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ku pas dëshmive janë lënë të lirë.

Blutë e Lezhës kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në objektet pranë vendit të ngjarjes për të cilat burime bëjnë me dije se kanë regjistruar atë çfarë ka ndodhur. Tre pistat ku po heton policia janë vrasje për shkak të detyrës, konflikt i çastit apo edhe një tentativë grabitje, kjo e fundit më pak e dyshuar pasi hetuesit komnfirmojnë se atentati ka qenë i mirëorganizuar.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë së një biznesi shihet se Xhulio Prelës i është bërë shenjë duke i drejtuar një elektik dore që të ndalojë. Ai ka hapur xhamin anësor të mjetit për të komunikuar me personin që e ka ndaluar, ndërsa hetuesit dyshojnë se 26-vjeçari e njihte. Pasi është afruar Xhulio Prela teksa bisedonte me një person, një tjetër ka hapur zjarr ndaj tij.

Pak momente para vrasjes, Xhulio Prela ka marrë një telefonatë, që nuk përjashton mundësinë që të ketë qenë e njërit prej atentatorëve ndërsa. Për këtë grupi i posaçëm i hetimit është duke zbërthyer telefonatat e viktimës si dhe msazhet që ka shkëmbyer, për të cilët janë gjetur vështirësi pasi ai i fshinte.

Pas vrasjes autorët janë larguar drejt Laçit dhe pa mbërritur ende në Milot janë futur në një rrugë dytësore. Kjo është pikërisht gjurma e fundit që kanë lënë  për policinë pasi janë futur në rrugë dytësore dhe dyshohet se autorët e njihnin zonën. Ndërkohë, miku nga që është kthyer nga Anglia që Xhulio Prela e priti në Rinas dhe e dërgoi në Shkodër, ka thënë gjastë marrjes në pyetje se ai nuk ka lidhje me ngjarjen.

Babai i Xhulios, Martin Prela është shprehur se e ka takuar të birin disa orë para ngjarjes dhe se kanë darkuar bashku. Më pas ai ishte nisur drejt Rinasit për të pritur një mik që kthehej nga Anglia. Ai thotë se Xhulio Prela rreth orës 00:00 ka dal nga shtëpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas.

Pas etentatit, në vendngjarje kanë shkuar edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj ndërsa FNSH dhe forcat RENEA vijonin krehjen e zonës.

Pamjet që janë marrë nën vëzhgim nga hetuesit kanë zbardhur edhe imazhin e mjetit që është përdorur nga autorët, por deri më tani nuk është raportuar se kujt i përket, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Mëngjesin e të Shtunës blutë e Lezhës të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ddhe RENEA, rrethuab zonën dhe ngritën patrulla në pikat kryesore të kalimit por nuk kanë arritur të bien dot në gjurmët e autorëve. (Fax News)

/faxweb