Skip to content

VIDEO/ Aplikimi i testeve të shpejta, epidemiologia tregon si kryhet dhe kush mund ta përfitojë

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për të identifikuar më shpejt rastet e reja me Covid në vatrat e nxehta ku mundësia e përhapjes së covid është e madhe. Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar pamjet e epidemiologëve që shkojnë në një vend ku kanë dalë 2-3 punonjës pozitiv me Covid.

Në pamjet filmike tregohet si kryhet tamponi dhe më pas pritet rezultati për 15-30 minuta. Në rastin kur pajisja tregon vetëm një vijë, përgjigja është negative, ndërsa në rastet kur ka dy vija, përgjigja është pozitive.

“Që sot starton testi i shpejtë i antigenit që do të kryhet në ato vatra që kryesisht që ne e gjykojmë më të rëndësishme për përhapjen e infeksionit, por do të vazhdohet të aplikohet dhe testi i PCR. Testet e shpejta na ndihmojnë ne në terren për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit, për hetimin e vatrave dhe për hetimet epidemiologjike. Janë teste që kryhen dhe rezultati del brenda 15-30 minutash, janë të njohura edhe nga OBSH për sensitivitetin e lartë që ka”, u shpreh epidemiologia.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb